Bota

Josep Borrell: Dakord me Turqinë për të bashkëpunuar rreth armëpushimit në Libi

Borrell u prononcua nga media sociale për bisedën telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu.

Ai tha se bisedën telefonike me shefin e diplomacisë turke e ka realizuar pas takimit të Këshillit të Marrëdhënieve të Jashtme më datë 13 korrik, ku u diskutua për Turqinë, si dhe në vazhdën e zhvillimeve të fundit në Mesdheun Lindor.

“Ne ramë dakord të ulim tensionet dhe të bisedojmë përpara takimit joformal të Këshillit Gymnich (që do të mbahet muajin e ardhshëm.) Ne gjithashtu pranuam të bashkëpunojmë për një armëpushim në Libi në kuadër të Procesit të Berlinit”, shkroi Borrell në “Twitter” duke iu referuar takimit për Libinë në janar 2020./trt

OPINIONE

INTERVISTA