‘’Ju dua në ballë të protestës, mos rrini në kafe”, Lulzim Basha ashpërson tonet me të tijët

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së PD-së, ku në fokus kanë qenë qëndrimet e opozitës tashmë që ndodhet jashtë Kuvendit, si dhe organizimi i protestave.

Kreu i PD-së është treguar deri diku i ashpër me deputetët, ku iu ka kërkuar atyre që të jenë në ballë të protestës dhe jo në kafe, çka tregon se Basha mund të jetë zhgenjyer nga protestat e fundit.

‘’Nuk duhet të rrini në kafe me njëri-tjetrin, por në ballë të protestës”, është shprehur Basha.

Basha mësohet se iu është drejtuar anëtarëve të kryesisë: Duhet të angazhohemi në zonat e caktuara. Funksionimi i grupeve të gatshme. Duhet të ketë protesta në rrethe, sipas problematikave që kanë qytetarët. Aktivët e çdo dege te mblidhen përgjatë javës. Protesta të përhershme kur ka parlament.

Basha ka kërkuar dhe më shumë angazhim nga i gjithë grupi parlamentar dhe kryesia për protestat që do të mbahen.

Po ashtu Basha iu ka kërkuar ish-deputetëve të tij që të intesifikojnë takimet me qytetarët.

Kujtojmë se opozita ka publikuar dhe datën e protestës të madhe që do të mbahet, që do të jetë 13 Prilli, dhe ndryshe nga sa ndodh zakonisht, ajo do të mbahet pasdite, duke nisur nga ora 18:00.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne