‘Ju jeni servila’, tjetër debat në Open mes ish-Ministrit të Jashtëm dhe Olsi Jazexhiut

Një tjetër debat u zhvillua në Open në Top Channel mes Olsi Jazexhiut dhe Tritan Shehut. Ky debat nisi kur Tritan Shehu tha se marrja e muxhahedinëve nuk ka problem për Shqipërinë.

Unë nuk mendoj se marrja e muxhahedinëve ka problem për Shqipërinë. Ata nuk i kanë sjellur asnjë problem Shqipërisë, përkundrazi siç e shikuat nga materiali ka pasur tentativa për akte terroriste ndaj tyre. I pari ishte Berisha që në bashkëpunim me SHBA-në e shqyruan si të vlefshme ardhjen e tyre në Shqipëri- tha Shehu.

Ju jeni servil, keni sjellë këtu mbeturina, keni sjellë terrorista- ndërhyri Jazexhiu.

Të lutem Jazexhiu, mos fyej. Nuk mund t’i quash terrorista kur nuk keni prova. Ju kam ftuar këtu të jepni mendimin tuaj dhe jot ë fyeni. Ky është një emision demokratik- i tha Eni Vasili, Jazexhiut.

Na keni lënë pa hyrë në BE me marrjen e muxhahedinëve- iu drejtua Jazexhiu, ish ministrit të jashtëm Tritan Shehu./Top Channel

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne