Ju njohim me krahun e djathtë të Kim Jong Un

Media shtetërore koreano veriore ka publikuar së fundmi promovimin e një takimi të rëndësishëm të partisë qeverisëse të liderit Kim Jong Un, ku u prezantua motra e vogël e udhëheqësit, si një nga politikbërëset kryesore të Koresë së Veriut.

Ajo është konsideruar si krahu i djathtë i udhëheqësit Kim Jong Un, duke u kujdesur për axhendën e tij dhe eventet publike. Motra e vogël e liderit koreano-verior Kim Jong Un, u prezantua të shtunën në një takim kyç të partisë qeverisëse të vendit. Sipas eksperëtve, publikimi i figurës së 28-vjeçares Kim Yo Jong, në trupin më të lartë vendimmarrës të shtetit sekret, është një shenjë që udhëheqësi i ri po shtrëngon më tej kontrollin e tij në vend, duke tërhequr njerëzit e tij më të rëndësishëm pranë qendrës së pushtetit. Kim Yo Jong është rritur në politikën koreano-veriore me një ritëm të pashembullt, ndryshe nga halla e saj, e cila u promovua në politikë vetëm në vitin 2012, pasi shërbeu më shumë se tre dekada në parti. Kim Yo Jong renditet si gruaja e dytë politikbërëse në një vend patriarkal si Koreja e Veriut. Motra e vogël e udhëheqësit, konsiderohet si një nga politikbërëset kryesore në vend./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne