Ju tregoj perse e sulmova Ramushin!

KRESHNIK OSMANI

Shumë njerez prej atyre që më njohin dhe nuk më njohin mund të mendojnë se unë jam një “snajperist” politik me pagesë dhe sa herë marr komandat nga diku godas porosine. Kjo është poshtërsi ta mendosh dhe jo më ta veprosh, aq më pak ndaj një shqiptari, por mendimet nuk i ndalon dot askush. Ata që më lexojnë prej kohësh e kanë vene re se une kam qëndruar pro Ramushit kur e arrestuan ne Francë, madje kam dashur të pres edhe biletë për ta takuar atje. Kam shqyer te gjitha llojet e telave me gjemba të parimeve të mia kur e kam bërë këtë sepse unë nuk besoj se një format si ai me ate nivel intelektual dhe te IQ, mund të merret me politikë. Kur mbroja shqiptarin tim asokohe me sulmonin nga Kosova duke me thenë se ke mbrojtur nje defiçent. Si nuk ke turp.

Përsëritem, nuk më intereson fare çfarë mendojne shume njerez por po te them se une jam i detyruar për sa kohë kam vendosur të jetoj ne Shqipëri që te mbroj interesat e vendit dhe të popullit tim të pushtuar prej kastës politike me hajdute, më të pa mëshirshme, më hileqare dhe më të shitur te historisë së Shqipërisë. Kjo kastë e felliqur politike ju shet e ju blen 20 herë në ditë dhe ju nuk dini gjë. I ushqejnë njerëzit ne Kosovë me gjizë, me flamur dhe me Skenderbe ndersa vete shtojne miliardat e trafiqeve, te krimit te organizuar dhe te korrupsionit. I bejne dhe pushimet perrallorore ne resortet e Zvicres dhe te Monte Carlos. Turizmi “patriotik” qe shokon Zviceranet me luksin e kryeministrit te shtetit me te izoluar dhe me te varfer ne Europe.

Ju pelqen apo nuk ju pelqen Presidenti turk kjo eshte çeshtje e secilit dhe kjo nuk me intereson aspak. Raporti yne si shqiptare apo si politikane eshte me Shtetin dhe me popullin turk. Per sa kohe ata do te zgjedhin Erdoganin ne krye ai eshte i pari i vendit dhe do ta respektojme. Shqiperia ka kohe qe po ben lojera shume te rrezikshme ne disa dimensione. Strehon ujgure dhe shqeteson Kinen. Strehon guleniste dhe godet Turqine. Strehon muxhahedine qe te çliroje Iranin. Ne duhet t’i bindim miqte tane amerikane se Shqiperia nuk mund te beje lojera te ketyre niveleve dhe te rrezikoje kaq shume dhe nese ka vullnete pozitive politike dhe diplomatike amerikanet do te na mirekuptojne. Por keta nuk jane politikane por jane llapiste qe dine vetem te lepijne poshte e perpjete. Shnderrimi i Shqiperise ne baze per te zhvilluar aktivitet terrorist kunder një shteti mik dhe aleat rajonal siç eshte Turqia, eshte poshtersi shumedimensionale. Grupi terrorist Gylen ka perdorur Shqiperine dhe Kosoven per ta goditur Turqine nga ketu. Vini re, Turqia eshte aleate dhe dashamirese me popullin shqiptar me laiket dhe me islamiket e saj. Eshte e pasioniar pas shqiptareve me Qemalistet, Erbakanistet dhe Erdoganistet e saj dhe kete e ka provuar çdo shqiptar pavaresisht fese dhe bindjeve te tij sa ka shkelur ne Stamboll. Çdokush qe shkon atje ndihet si ne shtepine e tij.

Ata kane nje nostagji te “frikshme” per vellezerit e tyre shqiptare siç na quajne e konsiderojne pjesa me e madhe dhe eshte pabesi qe t’u biesh pas shpine sot, duke strehuar nje grup maskarenjsh te cilet u prishen me Erdoganin sepse iu prishen interesat e pazaret dhe u zbuluan se cfare plani kane per Turqine, por jo se u plas per Lirine dhe Demokracine. Per te mos u zgjatur shume, une trembem dhe me kap paniku kur shoh keto levizje te paturpshme sepse kam frike per popullin tim pergjithesisht mosmirnjohes. Kam frike kur shoh se Shqiperia mund te behet nje ferr per banoret e saj sepse Rajoni po zien dhe rreziqet qe na rrethojne jane shume te medha. Turqia eshte sot ne nje pozicion jashtzakonisht te veshtire sepse po perpiqen ta kafshojne nga te katra anet dhe duke qene se eshte nje superfuqi ekonomike dhe ushtarake mund te godase fort. Shqiperia me gjithe Kosoven bashke jane sa lagja Fatih ne Stamboll dhe duhet kujdes i madh shume. Lindja e Mesme eshte afer. Siria u dogj. Afrika e Veriut u dogj. Mesdheu eshte i rrethuar nga flaket. Lindja e Mesme u dogj dhe u pervelua. Rusia do dalje ne Adriatik e ne Mesdhe. Ekzistojne plane te medha per shperberjen e Turqise dhe copetimin e saj. Tensionet Turqi -Greqi jane ne kulmmin e tyre dhe Ballkani eshte aq i brishte dhe flaket mund ta perpijne aq shpejt sa hap e mbyll syte.

Ne nuk jemi lojtare te medhenj por jemi spektatore te vegjel qe nuk prodhojme asgje veç prasit, domates, viçave me hormone, gjizës, hirres dhe nacionalizmit qorr. Shume politikane bandite shqiptare per te fituar kredo politike ne Kancelarite e ndryshme Perendimore pasi kane vjedhur e masakruar pasurite tuaja dhe jane bere miliardere perpiqen te shiten si antiturq dhe filoperendimore dhe jane te gatshem te ofrojne çdo lloj sherbimi per te mbrojtur pozitat e tyre dhe ofiqet. Keta maskarenj te pafytyre gjeja e fundit qe mendojne eshte se çfare do te ndodhe me fatet tuaja, me fatet e Shqiperise sepse femijet deri ne shtate breza i kane siguruar dhe parate i kane ne offshore. Jane ta gatshem te bashkepunojne me djallin per te ruajtur karriget e tyre dhe kete po e ben edhe Ramushi perpara se te largohet nga detyra e marre me sforco. Per kujtese: ne kete vit te acaruar te marredhenieve Turqi- Gjermani kane shkembyer 20 miliarde dollare pajisje ushtarake ndersa ne jemi nje hiç i madh dhe nje zero me xhufke. Lerini Perrallat dhe aventurat me Lindje dhe me Perendim se jeni te vegjel dhe nuk beni dot lojera te medha se jua bluajne kockat te medhenjte.

Keshtu pra, kur mbroj Turqine mbroj stabilitetin e Ballkanit dhe te Shqiperise. Mbroj femijen tend nga flaket e trazirave dhe te luftes. Mbroj paqen, mireqenien dhe promovoj politikat e fqinjesise se mire me te gjithe komshinjte dhe fqinjet tane. Do t’i keshilloja miqesisht miqte protestante dhe katolike se do te jete nje gabim shume i madh te besoni se keto troje mund te perdoren si llogore per te goditur Turqine dhe mos harroni kurre se loja e Kombeve eshte e hapur sot me shume se kurre. Lindja ka oferta interesante shume. Pa vellezerit tuaj muslimane nuk mund ta gezoni Shqiperine dhe kete e keni amanet nga Fishta. Mos e harroni kurre.

Askush ne kete vend dhe as ne Kosove perfshi edhe Ramushin, kryeministri i nje shteti qe lyp vize amerikane ne fejsbuk dhe nuk e merr (dhe derdellis perralla me sovranitet) nuk duhet te perjetoje iluzione se mund te luaje lojera me Amerike e me Trump sepse presidenti i Shtetit me te fuqishem ne bote Donald Trump eshte tregetar. Ai i ben llogarite e Amerikes se kush i sjell me shume miliarda dollare dhe kush hap vende pune ne Amerike dhe as e di ku bini ne harte ju o pellazgo ilire. Ndersa ju keni vetem morra, nacionalizem fals dhe gjize. Morrat nuk i hyjne ne pune Donald Trumpit sepse ai ka nevoje per dollare dhe ju Turqine ne dollare nuk e hani dot. E kuptuat perse shqetesohem?!

Jeni te shqetesuar se luan Turqia me Serbine dhe Rusine?! Eshte shume e thjeshte kjo. Kur luajne me Serbine e Rusine lloj lloj provinciali injorant ne Kosove, Shqiperi e Maqedoni mendoni se nuk luan dot Turqia dhe per kete u dashka te marre leje tek ju?! A e dini se sa lidere shqiptare “patriote” punojne per Asfaline dhe per UDB-ne?! Kujtoni ju se turqit nuk i dine keto?! A e dini qe Turqia ka shkrepur e para bombardimet mbi Beograd per Kosove e Shqiperi dhe e ka njohur e para me Ameriken pavaresine?! Ne i kemi vrare ushtaret turq kur po largoheshin prej Shqiperise per t’i vjedhur kepucet dhe kapoten dhe e kemi bere sepse shume prej nesh jane mosmirenjohes, tradhetare dhe barbare, por ne te tjeret nuk do ta lejojme Shqiperine ne duart e barbareve sepse Shqiperia eshte e te gjitheve. Kush guxon te vere ne prove durimin e Turqise duke e perdorur Shqiperine, Kosoven dhe Maqedonine si trampoline per te goditur Turqine do te digjet ne zjarrin qe e ndezi me duart e veta. Shihni punet tuaja dhe lereni Demokracine e Turqise sepse jeni prej popujve me te shtypur ne bote, qe nuk keni bere ne historine tuaj te ekzistences nje zgjedhje dhe nje votim te drejte te pakontestuar. Nuk keni pire kurre ne jeten tuaj nje gote me liri ndaj nuk mund te jepni leksione me Demokraci!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne