Juan Guaido vetshpallet President i Përkohshëm i Venezuelës

Kryetari i Kuvendit Kombëtar të Venezuelës, Huan Guaido (Juan Guaido) gjatë protestave kundër qeverisë që po organizohen në vend e shpalli veten si “President i Përkohshëm”.

Në fjalimin e tij drejtuar protestuesve në kryeqytetin Karakas, Guaido tha: “Zotohem zyrtarisht për të marr postin e kreut të shtetit përgjegjës për Venezuelën, për t’i dhënë fund zhvatjes së administratës, për të krijuar një qeveri të përkohshme dhe për të mbajtur zgjedhje të lira”.

Në thirrjen e bërë popullit për ta mbështetur Guaido tha se “Ne e dimë se kjo nuk është punë e një njeriu dhe se do të ketë pasoja. Nuk do të lejojmë që kjo lëvizje e madhe e fuqisë dhe e shpresës kombëtare të parandalohet”.

Duke tërhequr vëmendjen se protestat antiqeveritare do të vazhdojnë Guaido tha: “A do të lodhemi? Jo. Ne do të rezistojmë derisa buka të arrijë çdo tavolinë venezuelase, deri sa të arrihet përsëri në demokraci, liri dhe ujin e gazin natyror”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne