Juncker e merr uria në Tiranë: Doja t’i shpëtoja Brukselit por…

Me batuta të shumta u shoqërua konferenca për mediat e kryeministrit Edi Rama me presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker që sot vizitoi Tiranën.

Batutën me të fortë, Juncker e dha në fund të konferencës.  “Faleminderit shumë! Por jam i uritur”.

Kjo shkaktoi të qeshura tek kryeministri si dhe tek të pranishmit e tjerë në sallën e konferencës, në Kryeministri.

Por kjo nuk ishte e vetmja batutë mes dy zyrtarëve. Edi Rama dhe Jean Claude Juncker shkëmbyen batuta edhe në lidhje me kohën në Tiranë.

Edi Rama: Keqardhje që megjithë përpjekjen që bëmë nuk arritëm dot t’ju presim me një kohë tipikisht shqiptare dhe mesdhetare, megjithatë është një mënyrë për tu bërë në ndiheni njësoj si në Bruksel: Shi, gri, mërzi.

Jean Claude Juncker: Kam ardhur në Tiranë për t’i shpëtuar shirave të Brukselit, por më duket se po gjej përsëri klimën e Brukselit. Është një moment i vogël i një cikli shqiptar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne