Nëse BE nuk zgjerohet, rikthehen luftrat në Ballkan!

Juncker ka deklaruar se shtetet e Ballkanit perëndimor nuk duhet të largohen nga prespektiva e BE-së Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, është shprehur se shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të largohen nga perspektiva e BE-së, dhe paralajmëroi se ne të kundërtën paraqitet rreziku i kthimit në vitet 1990. Juncker mbajti një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit Evropian (PE), në Strasburg. “Unë nuk jam naiv, jam në dijeni të problemeve. Jam në dijeni të përpjekjeve që duhet të tregojnë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Nëse i largojmë këto shtete nga perspektiva e BE-së, do t’i përjetojmë përsëri ngjarjet që i përjetuam në vitet 1990. Nuk dua që Ballkani Perëndimor të kthehet përsëri në luftë”, tha ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne