Juncker puth Ramën: Kur janë zgjedhjet në Shqipëri… në fund të prillit?

Ka pasur një moment të pikant në konferencën për shtyp mes Edi Ramës dhe Jean Claude Juncker këtë të martë në Bruksel. Presidenti i Komisionit Evropian pyeti: “Kur mbahen zgjedhjet në Shqipëri… në fund të prillit?” 

Menjëherë ka ndërhyrë Rama duke i thënë që “zgjedhjet mbahen në qershor”.

(Në videon më poshtë shihni në minutën 5.30)

Juncker: Do të mbahen zgjedhjet në Shqipëri, në fund të muajit…prill?

Rama: Qershor.

Juncker: Po, domethënë, janë në muajin e fundit pas muajit të fundit…

(Gazetarët qeshin)

Juncker: Ah, po qershor, këto zgjedhje duhet të mbahen, dhe shqiptarët duhet të votojnë.

Në përfundim të konferencës mes të dyve, Rama i ka zgjatur dorën Junckerit, kurse ky i fundit i është afruar dhe e ka puthur në faqe.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne