A ka Britania një ndalim sekret kundër udhëtareve arabë?

Nga: Yvonne Ridley

Britania akuzohet për një ndalim të fshehtë të udhëtimit kundër arabëve, pasi doli që një numër i madh akademikësh, udhëheqësish fetarë, muzikantë, artistë dhe interpretuesish të njohur ndërkombëtarisht nga Lindja e Mesme u është refuzuar viza për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar. Të gjithë bene rezervim për t’u shfaqur ose për të luajtur në Festivalin e famshëm të Edinburgut në Skoci, por u refuzuan me arsyetimin se nuk do të ktheheshin në vendet e tyre pasi festivali të përfundonte më 28 gusht. Masa e Zyres se brenshme në Londër thuhet se ka zemëruar shumë personalitete në qeverinë skoceze, e cila ka kërkuar kohë që të përcaktojë kontrollet e saj të emigracionit, azilit dhe kufijve në vend që të mbështetet në qeverinë britanike.

E përfshirë në listën e ndalimit është Reverend Rola Sleiman, gruaja e parë e krishterë që shenjterohet në Lindjen e Mesme. Si të tjerëve, të cilëve ju refuzua kërkesa për vizë nga Zyra e Shtëpisë, ajo u informua se ishte refuzuar sepse kishin frikë se ajo nuk do të kthehej në shtëpinë e saj në Liban, ku jetonin fëmijët e saj.

Reverend Sleiman, e kishës presbiteriane kombëtare evangjeliste në Liban, ka një baba sirian dhe një nënë libaneze. Edhe pse ajo ka lindur dhe ka jetuar në Tripoli gjatë gjithë jetës së saj dhe e konsideron veten libaneze, ajo nuk ka kombësi libaneze. Nënat libaneze nuk mund ta kalojnë shtetësinë e tyre te fëmijët e tyre, kështu që Sleiman është siriane si babai i saj dhe duhet të rinovojë periodikisht pasaportën e saj siriane dhe lejen e qëndrimit për të ruajtur statusin e saj ligjor në Liban.

Kisha e saj, e vendosur në qendër të qytetit të vjetër, është e rrethuar nga dyqanet muslimane në lagjen kryesisht myslimane. Trupi vendimmarrës i saj, Sinodi, votoi 23 pro dhe nje kunder në favor të saj per ta shenjteruar ate në shkurt të këtij viti.

Përkundër ndërhyrjes së deputetit të Partisë Kombëtare Skoceze Carol Monaghan, Reverend Sleiman është vetëm një nga ata shumë që u penguan nga udhëtimi drejt  kryeqytetit skocez me qellim marrjen pjese ne festival. Ndalimi, i përshkruar si Kafkuez {nga Franc Kafka} nga disa, u ka kushtuar organizatorëve të ngjarjeve dhe promovuesve mijëra paund nga biletat ajrore të anuluara.

Dr. Nazmi Al-Masri i UNESKOS, nga Universiteti Islamik i Gazës, ju refuzua gjithashtu viza, pavarësisht se vizitoi UK-në në 2015. Kolegu i tij Alison Phipps, një profesor i gjuhës në Universitetin e Glasgow dhe perfaqesues i UNESCOS për integrimin e refugjatëve, gjithashtu kishte rezervuar per  muzikantë Dhe kërcimtarë nga Noyam African Dance Institute në Gana, si pjesë e një projekti akademik të financuar nga qeveria në Mbretërinë e Bashkuar në qershor,po ashtu shumices se tyre ju refuzua viza .

“Efektivisht tani është një ndalim i oergjithshem i udhëtimit nga vendet e jugut të botës pa marrë parasysh nëse jeni akademik ose artist kryesor në botë, ose udhëtar i parë në një projekt humanitar apo zhvillimi që punon me institucionet e Mbretërisë së Bashkuar”, tha Phipps, i cili në vitin 2012 u vlersua me një OBE për shërbime në arsim.

Ne vetëm mund të supozojmë se ekziston një ndalim i fshehtë udhëtimi nga zyra e brendshme.

Kjo mohohet nga qeveria. Një zëdhënës i Zyrës së brendshme lëshoi një deklaratë për MEMO-n duke hedhur poshtë pretendimet për një ndalim të fshehtë udhëtimi, paragjykim ose diskriminim në refuzimet e vizave, duke pretenduar se çdo rast u trajtua me meritat e veta.

“Vizat e Mbretërisë së Bashkuar dhe Imigracioni vazhdimisht e rishikon operacionin global të vizave për të përmirësuar performancën dhe për të siguruar që ajo vazhdon të japë vendime të shpejta dhe të drejta për te huajt”, tha zyrtari. “Të gjitha kërkesat për viza merren parasysh me meritat e tyre individuale dhe aplikantët duhet të ofrojnë dëshmi për të treguar se i plotësojnë kërkesat e rregullave të emigracionit”.

Vendimet e Zyrës së Brendshme kanë detyruar anulimin e një prodhimtarie të vecante të teatrit arab dhe valleve në Fringe të Edinburgut. Katër anëtarë të ekipit të prodhimit me bazë në Kajro gjithashtu u është mohuar viza për të udhëtuar në Britani, duke përfshirë drejtorin teknik, i cili ka qenë pika e kontaktit midis kompanive dhe tre objekteve që mbajnë shfaqjet.

Sara Shaarawi, një dramaturg egjiptian, përkthyese dhe interpretuese e cila tani qendron në Glasgou, po bashkë-prodhon një shfaqe, e përbërë nga 10 prodhime nga Skocia. Ajo e përshkroi procesin e përpjekjes për të marrë viza për interpretuesit arabë duke iu referuar botës së trilluar dhe të tronditur të autorit Franz Kafka.

Disa nga vendimet u ankimuan, me miratimet dhe dokumentacionin mbështetës nga Shoqata prestigjioze Fringe per të gjitha vendet ndaj  Këshillit Britanik. Megjithate ata u refuzuan për herë të dytë.

“Elefanti Madhëria juaj”, që do të performohet nga refugjatë adoleshentë sirianë nga Libani, është një nga shfaqjet të cilat janë anuluar, ndërsa të tjera janë nën rrezik ose janë rishkruar për të akomoduar trupë me pak. “Dashuria juaj është zjarri” tashmë ka pasur nevojë të ripërpunohet pasi dy prej aktoreve sirianë të bazuar në Berlin nuk ishin në gjendje të merrnin letrat e nevojshme të qëndrimit për të aplikuar për viza.

“Ndersa ne jemi të pasigurtë për statusin e shume  shfaqjeve në këtë moment,” shpjegoi Shaarawi, “shumica e shfaqeve sduhen te preken dhe ne presim me padurim të paraqesim shfaqjen e parë të rëndësishme të teatrit dhe performancës arabe në Fringe Edinburg . Qëllimi ynë është që të përfaqësojmë diversitetin e performancës brenda rajonit arab dhe ne mendojmë se është më jetike tani se kurrë që ne të shfrytëzojmë rastin për të festuar këtë si pjesë e 70 vjetorit të Festivalit të Fringe të Edinburgut. ”

Si perfundim,  kryesisht interpretues nga Egjipti, Siria, Palestina dhe Sudani  u prekën nga ndalimi i udhëtimit, pavarësisht 18 muajve të planifikimit dhe përgatitjes.

Përgjigja në Edinburg është tipike për vitalitetin dhe spontanitetin për të cilin Fringe është i njohur. Çdo natë në një ngjarje të quajtur Chill Habibi, aktorët lexojnë letrat e refuzimit të vizave nga Zyra e Brendshme. Të martën e kaluar, Emma Thompson bëri një paraqitje të papritur për të lexuar një letër refuzim ku thuhej se zyrtari i vizave ishte
jo i kënaqur me bilancin e probabiliteteve, që ju te largoheni nga Britania e Madhe në fund të vizitës suaj … Nuk jam i bindur se jeni duke kërkuar vërtet hyrjen në Britani të Madhe për një qëllim që lejohet, i rregukkt si vizitor dhe se nuk do të ndërmarrni ndonjë aktivitet te ndaluar.

Aktori që fitoi çmimin Oskar dhe Bafta dukej i lodhur pas leximit të letrës.

“Pse dikush do të donte ta vizitonte këtë vend?” Pyeti ajo audiencën.

Jogging, shfaqja siriane, e cila u hap të mërkurën, u prek gjithashtu pasi një teknik me qendrim në Liban nuk mori vizën e tij, ndërkohë që shfaqja për fëmijët Palestineze buzëqeshja e Jihanit, u prek nga refuzimi i vizave për një muzikant. Deri më tani, gati një e katërta e interpretuesve nga bota arabe kanë pasur viza të trfuzuara gati më shumë se një herë.

Por çudi do ishte nëse do të ishim duke folur për një panair të armëve në Edinburg dhe jo ngjarjen më të madhe kulturore në botë të këtij lloji, atëherë Zyra e Brendshme  do të jepte viza ne cdo drejtim për aplikuesit arabë, veçanërisht ata që dëshirojnë për të blerë armë të shkatërrimit në masë. Me kryerjen e Brexit-it duke e bërë atë edhe më joshëse që qeveria të pranojë abuzimet me të drejtat e njeriut nga regjimet arabe me shpresë kryerjen  e marrëveshjeve të armëve me vlere milionash, disa artistë, muzikantë të mërzitur nga rajoni nuk kanë gjasa të shkatërrojnë miqësinë e Theresa May me Tiranët e lindjes.

Ndërkohë, shteti i Izraelit, i cili e trajton të drejtën ndërkombëtare me përbuzje dhe akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ishte në gjendje të mbante një shfaqe per “paqen” në Festivalin e Edinburgut. Ndonjëherë as aroma e mire  e trëndafilave nuk mund ta maskojë erën e hipokrizisë që rrjedh nga zyrtarët e ketyre diteve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne