Ka dyfytyrësi të kryeministrit, por jo datë për negociatat (Video)

Kryeministri i Shqipërisë ia doli dhe njëherë të bëjë të keqkuptuarin para të huajve, duke i faturuar medias intepretime të cilat mbajnë autorësinë e tij. Ka qenë vetë ky zotëri që në nëntorin e vitit të kaluar në një intervistë për gazetën austriake, “Standard”, akuzoi Brukselin se po favorizon Serbinë dhe Malin e Zi në proceset integruese, siç lexohet në përgjigjen më poshtë.

Standard: A prisni një ndryshim të kursit në strategjinë e zgjerimit?

Rama: Nuk e pres. Problemi nuk është ajo që thotë Evropa, por ajo që bën. Në rastin tonë është tërësisht e padrejtë, sepse ne jemi një NATO, Mali i Zi është anëtarësuar në NATO shumë më vonë. Për më tepër, ne jemi shumë përpara Malit të Zi në kryeqytetet gjyqësore vendimtare. Serbia gjithashtu duhet të vazhdojë të bëjë këto reforma. Këtë e kemi bërë tashmë. Është fantastike që ata të negociojnë. Është thjesht e padrejtë që ne nuk negociojmë! Nuk e kuptoj këtë frikë të pabesueshme të udhëheqësve europianë kur lidhin vazhdimisht fillimin e negociatave të pranimit me zgjedhjet e tyre ose rebelimin e opinionit publik. Kjo është e çmendur! Do të ishte ende e kuptueshme nëse vetë anëtarësimi do të shkonte, por kjo ka të bëjë me negociatat. Dhe negociatat janë vetëm diçka që na ndihmon të bëhemi më të shpejtë dhe kurrë nuk do t’i lëndojmë ata.

Në videon e mëposhtme është deklarata e bërë nga kryeministri në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin e Komisionit Europian, Juncker pas takimit që patën të dielën në mbrëmje në kryeministri. Në përgjigje të një pyetjeje zoti Rama kërkoi në një farë mënyre të shfajësohej dhe të lante duart për deklaratat në lidhje me Brukselin dhe fqinjët, duke treguar me gisht nga mediat. Kjo nuk është hera e parë që zoti Rama i ngjan më shumë një personazhi kinematografik sesa një kryeministri.

Nga ana tjeter Juncker tha se nuk kishte ardhur në Tiranë që të jepte një datë për çeljen e negociatave, por për të inkurajuar Shqipërinë në nismat dhe reformat që ka ndërmarrë.Po ashtu Juncker bëri thirrje për ti dhënë fund konflikteve territoriale me fqinjët deri në datën e çeljes së negociatave.

“Konstatoj me kënaqësi që Shqipëria nuk pushon së akumuluari progres. Këto progrese janë domethënëse. Nëse vijojnë kështu do të ketë rekomandimin. Unë inkurajoj reformat e rëndësishme. Ne do të jemi përkrah Shqipërisë të përgatisë anëtarësimin. Të gjitha problemet ndërmjet vendeve kufitare të jenë të zgjidhura deri në datën e anëtarësimit. Shqipëria t’i japë fund konflikteve territoriale deri atëherë”- deklaroi Juncker.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne