Ka ndërruar jetë Linda Brown, ndryshoi rrjedhën e diskriminimit ndaj zezakëve në shkollat amerikane

Linda Brown e cila duke u perpjekur të regjistrohet në një shkollë të përbërë terësisht nga të bardhët, në Kansas të SHBA-së në vitet 1950, çoi në një vendim gjyqësor historik mbi të drejtat e shtetësisë, e humbi jetën në moshën 75 vjeqare.

Linda Brown, e cila ndihmoi afrikano-amerikanët që jetonin në Shtetet e Bashkuara për të marrë një shtetësi historike, humbi jetën në moshën 75-vjeçare në Topeka, Kansas. Shkaku i vdekjes së Brown nuk është zbuluar ende.

Si një fëmijë afrikano-amerikan, Brown u pengua të regjistrohet në një shkollë fillore në Topeka, Kansas, në vitin 1951.

Si rezultat i çështjes gjyqësore të vitit 1954, të quajtur ‘Brown kundër Bordit Arsimor’, Gjykata e Lartë i dha fund diskriminimit racor që ishte i ligjshëm në shkollat amerikane.

Edhe pse Linda Brown jetonte vetëm pak rrugë larg shkollës Sumner, ajo u pengua të regjistrohet në këtë shkollë dhe tha se ajo u detyrua të shkonte në një shkollë në të cilën shkolloheshin afrikano-amerikanët, shkollë e cila ishte rreth 4 kilometra larg. Për të udhëtuar në këtë distance, Brown si 9 vjeqare, duhej të kalonte e vetme nëpër rrugët e trenit dhe të hipte në autobus.

NË FILLIM ÇËSHTJA GJYQËSORE NUK PATI SUKSES, PASTAJ NDËRHYRI NAACP

Babai i Linda Brown, Oliver Brown ishte një nga 13 paditësit që paditën Bordin Arsimor Topeka. Në fillim, çështja gjyqësore nuk arriti në një përfundim, por Oliver Brown nuk u dorëzua dhe mori pjesë në sfidën ligjore të nivelit kombëtar të iniciuar nga Shoqata Kombëtare për Avancimin e Personave me Ngjyrë (NAACP), në emër të disa familjeve.

NAACP shpresonte të prishë vendimin në çështjen gjyqësore të quajtur ‘Plessy kundër Fergusonit’ të vitit 1896, vendim i cili miratonte diskriminimin racor në institucione. Mbrojtësit e të drejtave të shtetësisë thanë se ky vendim ishte diskriminues sepse shkollat ku studionin afrikano-amerikanët kishin shumë më pak mundësi se sa ato ku studionin të bardhët. Në një intervistë të bërë në vitin 1985, arsyen e futjes së babait të saj në këtë luftë Brown e tregoi me këto fjalë: “Ai e shihte si gabim pranimin e zezakëve që të jenë qytetarë të klasit të dytë.”

Avokati në krye të rastit të NAACP ishte Thurgood Marshall, i cili më pas do të bëhej zezaku i parë anëtar i Gjykatë së Lartë të SHBA-së. Në vitin 1954, me union të votave, gjykata pranoi se shkollat që zbatojnë diskriminim racor janë ‘në thelb të pabarabarta’ dhe se kishin ‘efekte të dëmshme’ te fëmijët afrikano-amerikanë. Vendimi i Gjykatës së Lartë u përball me rezistencë nga disa seksione dhe nuk u zbatua menjëherë në të gjitha vendet.

NAACP: HEROINË E KOMBIT TONË

NAACP përdori shprehjen “Një heroinë e kombit tonë”, në një deklaratë në Twitter, pas vdekjes së Linda Brown.

Në një mesazh ngushëllimi në Twitter, guvernatori i Kansasit, Jeff Colyer tha: “Çështja gjyqësore e sjellë nga një vajzë e re nga Topeka 64 vjet më parë i dha fund diskriminimit racor në shkollat publike amerikane. Jeta e Brownit na kujton se ndonjëherë njerëzit nga të cilët nuk e presim fare, mund të kenë ndikim të pabesueshëm dhe se ne mund ta ndryshojmë vërtet botën duke i shërbyer shoqërisë sonë.”

Burimi : Sputnik News/ ml

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne