Shqiperia

A ka ndryshuar Meta qëndrim për qeverinë e besimit? Ja si përgjigjet ai!

Kryetari i LSI-së Ilir Meta deklaroi disa ditë më parë që Shqipërisë i duhet një qeveri  besimi, si opsion për të dalë nga kriza politike që ka përfshirë vendin.

Por sot Meta la të nënkuptohej se ka ndryshuar mendim, dhe qeverinë teknike nuk e sheh më si opsion.

Nga Fieri, Meta pohoi se me rëndësi mbetet fakti që t’i jepet besim shqiptarëve për një proces të denjë zgjedhor.

Vazhdoj t’i qëndroj idesë se duhet patjetër t’i japim besim të gjithë qytetarëve shqiptarë për një proces të dejtë, për një vend evropian, për zgjedhjet e ardhshme dhe për këtë duhet bërë çdo përpjekje, si nga qeveria aktuale dhe mazhoranca aktuale, por është e rëndësishme që këto përpjekje të bëhen edhe nga opozita përmes dialogut dhe kuptohet edhe tolerancës reciproke.”, deklaroi Meta./ dritare.net

OPINIONE

INTERVISTA