Ka vdekur sot njëri prej hoxhallarëve më të mëdhenjë në Kosovë!

Ka ndërruar jetë sot në Mitrovicë Mulla Asllan Murati, ish-imami i xhamisë Isa Bej në Mitrovicë.

Mulla Asllan Murati ishte njeri që e donte dijen dhe shquhej për urtësinë e tij. Për 47 vite me radhë ka qenë imam në Xhaminë e Madhe në Mitrovicë, kryetar i Bashkësisë Islame në Mitrovicën e dikur edhe anëtar i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

Sipas informacioneve të deritanishme, varrimi i këtij hoxhe të madh bëhet nesër në Mitrovicë./Mejdani/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne