Kadirov propozon dënimin me vdekje për rekrutuesit e terroristëve

Lideri i republikës së Çeçenisë Ramazan Kadyrov ka thënë se ndëshkimi për ata që rekrutojnë anëtarë të rinj për grupet terroriste duhet të jetë më i ashpër sesa i atyre që kryejne sulme me bomba dhe pengmarrje.

“Rekrutuesit duhet të marrin dënime më të forta sesa të një terroristi që perdor mina me sahat, dikush që merr pengje, ose që kryen veprime sabotazhi,” shkruajti Kadirov në llogarinë e tij në Instagram.

“Ai ose ata në fakt mund të dënohen me vdekje, sepse ndryshe nga terroristët vetëvrasës, ata duan të jetojnë në vend që të planifikojnë vullnetarisht vdekjen e tyre”, shtoi ai.

Të enjten, dhoma e ulët e parlamentit rus, Duma publikoi një projektligj që synon të ndryshojë dënimin maksimal për rekrutuesit e terroristëve, nga 10 vjet deri në burgim të përjetshëm. Projektligji gjithashtu propozon dënime me burg të përjetshëm për organizimin e grupeve terroriste, sponsorizimin e terrorizmit, trajnimin e terroristëve, marrjen e pengjeve dhe rrëmbimin e avionëve për qëllime terrorizmi.

Ndryshimet më të fundit të ligjeve ruse kundër terrorizmit u paraqitën në korrik të vitit 2016, kur Presidenti Vladimir Putin miratoi një paketë ligjesh që urdhëronin deri në 10 vjet burg për të gjithë personat e angazhuar në terrorizmin ndërkombëtar dhe deri në 15 vjet burg për këdo që gjendet fajtor për financimin e grupeve terroriste. Rekrutimi i terroristëve aktualisht konsiderohet krim dhe dënohet nga 5 pesë deri në 10 vjet.

Ligji i ri gjithashtu ul pragun e moshës për krimet e terrorizmit, siç janë sulmet terroriste dhe marrja e pengjeve, në 14 vjet nga 16 vite që është tani. Aktualisht, mosha minorene në Rusi është 16 vjeç, me përjashtime për krime të caktuara siç janë vrasja, përdhunimi dhe rrëmbimi. Për këto vepra, kriminelët konsiderohen ligjërisht përgjegjës që nga mosha 14 vjeçare.

Një pjesë tjetër e projektligjit parashikon gjoba nga 300,000 deri në 1 milion rubla (5,000 – 16,600 dollarë) ose dënime nga pesë deri në shtatë vjet burg si dënim për thirrjet publike për terrorizëm ose mbrojtjen e krimeve terroriste, përfshirë edhe internetin./ Gazeta Impakt

burimi:rt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne