Kadri Veseli: Europa jo korrekte ndaj Kosovës

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur dyshime në Bashkimit Europian, i cili sipas tij po tregohet i padrejtë dhe jo korrekt ndaj Kosovës për sa i përket liberalizimit të vizave. Veseli konstaton standarde të dyfishta të BE-së, e cila disa vendeve që nuk i dinë as kufijtë, u ka liberalizuar vizat, kurse qytetarëve të Kosovës ende nuk e bën një gjë të tillë. Ai edhe pse beson se liberalizimi do të ndodhë, thotë se Bashkimi Europian po luan një lojë jo-korrekte ndaj Kosovës, vetëm se është një vend i vogël dhe i pafuqishëm.

“Unë shumë besoj, nëse ka drejtësi, po flas nëse ka drejtësi, edhe vlerësohem mbi bazën e liberalizimit edhe të vendeve tjera, me shumë më pak kritere të plotësuara edhe në gjendje shumë më të rëndë. Ka vende brenda BE-së e jashtë BE-së që nuk i dinë kufijtë ku i kanë, me çështje të korrupsionit. Po përmendi konkretisht, Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia, por edhe vendet këtu fqinje kanë problem shumë më të mëdha se ne. Vetëm se jemi të pafuqishëm të na mbajë të izoluar, nuk është korrekte”, theksoi Veseli.

Krye-parlamentari Veseli ka shtuar tha se ka vërejtur një skepticizëm brenda BE-së, gjatë turit të tij të lobimit për liberalizim që ka mbajtur nëpër disa vende të BE-së. Këto komente, ai i bëri gjatë pritjes në kabinetin e tij, të kryetarit të Odës Ekonomike Safet Gërxhaliu i cili së fundi është shpallur menaxher i vitit në një organizim në Bosnjë e Hercegovinë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne