Shqiperia

“Kajmaku”/ PD publikon prova të reja: Agimi dhe Jorgo Toto janë i njëjti person (FOTO)

Partia Demokratike ka vijuar sulmet ndaj kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, duke publikuar dy dokumente të radhës të nxjerra nga sistemi TIMS, që sipas selisë blu paraqesin faktet që  “i përzgjedhuri” i Ramës është arrestuar në Greqi nën akuzën e falsifikimit të parave.

Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti Gent Strazimiri, ka krahasuar foton e pasaportës me të cilën Kajmaku pretendohet se është arrestuar në Greqi, nën emrin Jorgo Toto, me foton e pasaportës që kryebashkiaku ka me identitin shqiptar.

Ky dokument, i marrë nga sistemi TIMS (dokumenti 1) është me foton e Jorgo Totos në pasaportën me nr. Z 0148497, me të cilën dhe është arrestuar.   Dokumenti i dytë është po ashtu i nxjerrë nga sistemi TIMS tregon pasaportën me emrin Agim Kajmaku, por me të njëjtën foto si edhe Jorgo Toto në pasaportën me të cilën është arrestuar. Krahasimi i dy fotove që janë të të njëtit person,  vërteton se personi i kërkuar nën emrin Jorgo Toto, në fakt është Agim Kajmaku”, deklaroi Strazimiri.

Më tej, Strazimiri duke iu referuar edhe deklaratës së djeshme bërë nga selia blu, ka theksuar se kryeministri Edi Rama nuk e shkarkon kandidatin e Partisë Socialiste të dalë nga zgjedhjet vendore monopartike të 30 qershorit, “sepse ai është përfaqësuesi ideal i modelit kriminal të qeverisjes së tij”. Sipas PD-së, Kajmaku ka marrë nga pushteti i Ramës 2.6 milionë euro, “dhe është pikërisht paraja që e mban të lidhur me Ramën dhe e mbron nga drejtësia”.

 

 

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, GENT STRAZIMIRI

Partia Demokratike, bazuar në prova të pakontestueshme, ka provuar se Jorgo Toto ose ndryshe Agim Kajmaku i Edi Ramës, është arrestuar në Greqi duke bërë biznes me para të falsifikuara dhe se me emrin e ndryshuar nëpërmjet falsifikimit, është person në kërkim në shtetin fqinj.

Pavarësisht se si Jorgo Toto, Agim Kajmaku kërkohet prej vitesh nga drejtësia greke, Edi Rama e vendosi përmes votimeve moniste në krye të bashkisë së Vorës.

Madje Edi Rama duke qenë se i ka të preferuar të inkriminuarit në pushtetin e tij, vendosi ta mbrojë Jorgo Kajmakun, duke sajuar lloj-lloj alibish që Partia Demokratike i ka rrëzuar me prova të pakontestueshme. Prej disa ditësh, PD ka publikuar vendimin e drejtësisë greke për arrestimin e Jorgo Totos, emër ky i përdorur nga Agim Kajmaku gjatë aktivitetit të tij të biznesit në vitet 2000 në Greqi.

Kajmaku fshihet pas alibive të rrëzuara duke iu afruar gjithnjë e më shumë burgut, ndërsa Edi Rama hesht, duke mbrojtur zgjedhjen e tij kriminale për qytetarët e Vorës.

Sot do të paraqesim një tjetër fakt që rrëzon çdo mashtrim të Agim Kajmakut se nuk është Jorgo Totoja i arrestuar në Greqi.

Ky dokument, i marrë nga sistemi TIMS (dokumenti 1) është me foton e Jorgo Totos në pasaportën me nr. Z 0148497, me të cilën dhe është arrestuar.

Dokumenti i dytë është po ashtu i nxjerrë nga sistemi TIMS tregon pasaportën me emrin Agim Kajmaku, por me të njëjtën foto si edhe Jorgo Toto në pasaportën me të cilën është arrestuar. Krahasimi i dy fotove që janë të të njëtit person, verteton se personi i kërkuar nën emrin Jorgo Toto, në fakt është Agim Kajmaku.

Provat janë të pakontestueshme dhe Agim Kajmaku apo Jorgo Toto duhet të largohet dhe të merret i pandehur për veprën e tij penale të kryer në shtetin grek dhe për veprën penale të mashtrimit me deklarimet e formularit të dekriminalizimit.

Por ai nuk largohet sepse e mbron Edi Rama.

Edi Rama e mbron sepse ai është përfaqësuesi ideal i modelit kriminal të qeverisjes së tij.

Edi Rama hesht, njësoj si mafia me kodin e “Omerta” sepse Agim Kajmaku alias Jorgo Toto është simboli i kriminalizimit të qeverisjes nga organizata kriminale e Rilindjes.

Edi Rama e mbron sepse siç provuam dhe një ditë më parë, me Kajmakun dhe kajmakët e tjerë ai ndan paratë publike të grabitura shqiptarëve me tendera me miliona euro.

Prandaj Edi Rama, si njeriu që ka zgjedhur të qeverisë me krimin duhet larguar një orë e më parë.

Pushteti i krimit duhet zhdukur nga rrënjët dhe zgjedhje e lira, përgatitur nga një qeveri pa Edi Ramën është e vetmja rrugë për ti dhënë shqiptarëve drejtimin që meritojnë./lapsi

OPINIONE