Kakavijë, dhjetëra qytetarëve iu refuzohet kalimi nga pala greke

Një valë masive kthimesh të qytetarëve shqiptarë ka ndodhur në 24 orët e fundit në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Burime bëjnë me dije se rreth 20 shtetasve shqiptarë u është refuzuar hyrja në Greqi, nga pala greke në kufi, ndërsa dy persona janë kthyer nga pala shqiptare.

Shkak për këtë është bërë se pjesa më e madhe e tyre nuk kanë pasur para si garanci me vete, ndërsa një pjesa tjetër kanë kaluar kohën prej gjashtë muajsh në vendet e shengenit.

Tashmë është periudha kur një numër shumë i madh shqiptarësh zgjedhin punësimin sezonal në Greqi, pavarësisht se puna e tyre kryhet në të zezë./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne