Kalifornia Jugore goditet nga një tërmet 7.1 ballë

Një tërmet prej 7.1 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi Kaliforninë Jugore të premten vonë, njofton Instituti Gjeologjik i SHBA-së (USGS), transmeton Anadolu Agency (AA).

Tërmeti u regjistrua 17 kilometra në verilindje të qytetit Ridgecrest në Kern County, në tē njëjtin vend ku ndodhi edhe tërmeti i mëparshëm 6.4 ballë të enjten.

Tërmeti i fundit, më i fuqishmi në dy dekadat e fundit, u ndje gjithashtu në Los Angeles, San Diego, Las Vegas dhe në pjesën më të madhe të shtetit.

Deri më tani nuk është raportuar asnjë viktimë, por raportohet për lëkundje të shtëpive, prishje të bazave dhe dëmtime të tjera, të cilat u publikuan në mediat sociale.

Tërmeti i fuqishëm u pasua nga një lëkundje tjetër 5.5 ballë menjëherë pas saj, njoftoi USGS.

Të paktën 25 lëkundje të tjera u regjistruan pas tërmetit të së enjtes./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne