Kalin dhe Bolton bisedojnë për formimin e zonës së sigurt në Siri

Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kallën (Kalın) zhvilloi një bisedë telefonike me këshilltarin amerikan për siguri kombëtare, Xhon Bollton (John Bolton).

Sipas komunikatës së bërë nga zëdhënësi i Presidencës gjatë bisedës u vu theksi në rëndësinë e zbatimit sa më parë të marrëveshjes për formimin e zonës së sigurt në veri të Sirisë duke marrë parasysh ndjeshmërinë e Turqisë për siguri.

Për më tepër me formimin e zonës së sigurt në vend të korridorit të terrorit do të formohet “korridori i paqes” që do të sigurojë një ambient të duhur për kthimin e sigurt të sirianëve të zhvendosur në shtëpitë e tyre.

Gjithashtu u tërhoq vëmendja në formimin sa më parë të qendrës së përbashkët operative të dakorduar me ShBA-të, ndërsa u fol edhe për procesin e përshpejtimit të themelimit të komisionit kushtetues dhe të procesit të tranzicionit politik në Siri.

Në këtë bisedë, ku u vu theksi edhe në rëndësinë e vizitës në Turqi në shtator të Sekretarit amerikan të Tregtisë, Uillbur Ros (Willbur Ross) dhe të hapave që do të hidhen për rritjen e vëllimit tregtar mes dy vendeve, u bisedua edhe për vizitën e planifikuar në Turqi të Presidentit të ShBA-së, Donald Trump./trt

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne