Kalin dhe O’Brien diskutojnë çështjet e sigurisë në Siri dhe Libi

Zëdhënësi i Presidencës turke Ibrahim Kalin zhvilloi një bisedë telefonike me ambasadorin Robert O’Brien, Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Sipas komunikatës së lëshuar nga zyra e zëdhënësit të Presidencës thuhet se gjatë bisedës u shkëmbyen mendimet në lidhje me situatën e sigurisë në Siri dhe Libi, ndërsa u vu theksi në rëndësinë e mbështetjes së iniciativave të Turqisë për vendosjen e armëpushimit.

Gjithashtu gjatë bisedës telefonike u fol edhe për zhvillimet në Irak dhe Iran dhe u përsërit thirrja e Turqisë për vetëpërmbajtje, ndërsa bashkëbiseduesit ranë dakord për të vazhduar me përpjekje për uljen e tensionit./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne