Kalin: Evropa duhet t’u jetë mirënjohëse ushtarëve turq

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (Kalın) tha se Evropa duhet të jetë mirënjohëse ndaj ushtarëve turq, që kanë goditur terrorin dhe politikën separatiste në Siri.

Kallën postoi në median sociale Twitter reportazhin e tij me datë 21 tetor për organin mediatik gjerman, “Deutsche Welle”.

“Evropa duhet t’u jetë mirënjohëse ushtarëve tanë. Në Idlib civilët i mbrojnë ushtarët tanë. Në veri të Sirisë (ushtarët turq) godasin terrorin dhe politikën separatiste. Mbrojnë refugjatët dhe civilët. Luajnë një rol kyç në sigurinë e rajonit”, vlerësoi Kallën.

Duke iu referuar marrëveshjes së arritur me amerikanët ai tha se faza e parë ishte pezullimi i operacionit ushtarak ndërsa faza e dytë ishte përfundimi i operacionit me tërheqjen e terroristëve të organizatës separatiste terroriste YPG/PKK nga rajoni.

Kallën u shpreh se ky operacion ka dy objektiva: “Objektivi i parë është pastrimi i rajonit nga terroristët. Ndërsa i dyto është sigurimi i kthimit të refugjatëve në shtëpitë e tyre. Në këtë kuadër kërkojmë të krijojmë kushtet e nevojshme për kthimin në qytetin dhe qytezat e atdheut të tyre”.

Ai iu përgjigj qëndrimit negativ të ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas në lidhje me operacionin e Turqisë.

“Prezenca e ushtarëve tanë në rajon është një garanci së pari nga aspekti i vazhdimësisë së procesit politik në Siri dhe së dyti nga aspekti i  mbrojtjes së refugjatëve dhe të zhvendosurve. Miqtë tanë evropianë duhet të jenë mirënjohës ndaj ushtarëve tanë që ndërmarrin një detyrë shumë të rrezikshme, por të rëndësishme” u shpreh Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën. /trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne