Kalin: Filluam punimet me Amerikën për sistemet S-400 dhe avionët F-35

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) tha se ka filluar një punë e përbashkët me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me sistemet S-400.

Kallën bëri vlerësime në një transmetimit të drejtpërdrejtë në kanalin televiziv TRT Haber.

Pyetjes se çfarë do të bëhet për zgjidhjen e çështjeve të S-400 dhe F-35, Kallën iu përgjigj duke thënë: “Në takimin në Shtëpinë e Bardhë, unë dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të ShBA, Ambasadorin Robert C. O’Brien, u caktuan me detyrë dy kryetarë. Ne kemi filluar punën, madje që sot”.

Ai tha se punimet nuk do të zhvillohen me koordinimin e NATO-s por në nivel dypalësh dhe nënvizoi se sistemi S-400 mund të punojë në mënyrë të pavarur pa u integruar në sistemin e mbrojtjes së NATO-s.

Ibrahim Kallën tha se Turqia dëshiron të blejë edhe sistemet Patriot dhe mund të përdorë të dyja sistemet pa qenë kërcënim për njëra-tjetrën.

Pyetjes se a mund të bëhet fjalë që në rast se nuk arritët në një rezultat në fund të këtyre punimeve  të mos përdoret në mënyrë aktive sistemi S-400, ai iu përgjigj duke thënë: “Jo, tani nuk ka një gjë të tillë. Edhe presidenti ynë e shprehu qartë atje (Amerikë). Marrëveshjet u bënë, ky proces arriti në një pikë të caktuar. Nuk ka hap prapa në S-400. Nuk bëhet fjalë që ne të hedhim një hap prapa”.

Ai u shpreh edhe në lidhje me vizitën e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nga aspekti ynë, vizita ishte e suksesshme. U shprehën qartë tezat e Turqisë. Bëmë një përgatitje shumë serioze para se të niseshim. Ne dëshmuam fjali nga ana e Amerikës që nënkuptonin se kishim prishur planet e tyre”, tha Kallën.

Zëdhënësi i Presidencës në prononcimin e tij për TRT Haber bëri të ditur se Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin do të zhvillojë një vizitë në Turqi në gjysmën e parë të muajit janar të vitit të ardhshëm dhe pritet që gjatë kësaj vizite ai të takohet me Presidentin Erdoan./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne