Kalin fshikullon revistën franceze për shpifje ndaj Presidentit Erdogan

Zëdhënësi dhe nënsekretari i përgjithshëm i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin, ka reaguar të enjten kundër revistës franceze, “Le Point”, për shpifje ndaj Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

E përjavshmja “Le Point” publikoi më 24 maj numrin e saj të ri, kapaku i së cilës paraqiste një fotografi të kreut të shtetit turk me kryetitullin: “Diktatori – Sa larg do të shkojë Erdogani?”

Reagimet e Turqisë në lidhje me këtë paturpësi nuk kanë vonuar dhe njëri prej tyre ishte ai i zëdhënësit Ibrahim Kalin, që ka postuar një mesazh në rrjetin social “Twitter”.

“Një revistë franceze e ka quajtur Presidentin Erdogan një “diktator”. Ne jemi në dijeni të këtyre sulme. E dimë se cili është qëllimi i tyre. Kombi ynë dhe popujt e shtypur e shohin se çfarë po ndodh. Ditët që Turqia merrte direktiva prej jush i përkasin të shkruarës. Ju nuk mund t’i riktheni pas ato duke e quajtur ‘diktator’ (Erdoganin)”, shkruan nënsekretari i përgjithshëm i Presidencës turke./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne