Kalin: Hapat e Turqisë prishin ekuilibrin, disa qarqe rrisin dozën e reagimit

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (Kalın) tha se Turqia ka prishur shumë lojëra me hapat që ka hedhur në Siri dhe Libi.

Kallën mori pjesë në një intervistë në Panairin e Librit në Ymranije (Ümraniye) të Stambollit që filloi më 14 dhjetor.

Ai deklaroi se Turqia, e cila zhvillohet në shumë fusha, ka hedhur hapa të rëndësishme në politikën e jashtme.

Kallën tha se Turqia ka prishur shumë lojëra me hapat që ka hedhur kohët e fundit në politikën e jashtme në Siri dhe Libi.

Duke nënvizuar se për shkak se ka prishur ekuilibrin, është përshkallëzuar edhe doza e reagimit ndaj Turqisë, Kallën tha: “Por as ashpërsia e reagimeve ndaj operacionit “Burimi i Paqes” në Siri, as reagimet në kuadër të marrëveshjes që bëmë me Libinë, nuk do të pakësojnë në asnjë mënyrë përpjekjet tona për të mbrojtur dhe ruajtur të drejtat tona në Mesdheun Lindor. Madje e kundërta, në këto fusha ne do të vazhdojmë edhe këtej e tutje qëndrimin tonë të vendosur dhe parimor”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne