Kalin i përgjigjet senatorit Graham: Kurdët janë pjesë integrale e këtij rajoni, jo agjentë i juaj

Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin reagoi ashpër ndaj deklaratës së Senatorit republikan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lindsey Graham se “Turqia sulmon kurdët, aleatët më të besueshëm të ShBA-ve”.

Në mesazhin e postuar në llogarinë në Twitter zëdhënësi Kalin iu përgjigj Senatorit Graham, i cili në objektiv mori operacionin “Burimi i Paqes”, që Turqia ndërmerr kundër organizatave terroriste DAESH dhe YPG/PKK me qëllim të shkatërrimit të korridorit të terrorit për formimin e të cilit po bëhen përpjekje në veri të Sirisë dhe për të vendosur paqen dhe qetësinë në këtë rajon.

Kalin në mesazhin e tij shkruan se “Kurdët janë një pjesë integrale e këtij rajoni, jo agjentë i juaj. Interesi juaj për ta është të zbatoni agjendën tuaj imperialiste dhe ekspansioniste. Ju jeni një mik i PKK-së, jo i kurdëve. A keni ndonjë mik që vërtet ka konsistencë?”

Senatori Graham në lidhje me pretendimet e Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu se “Turqia në veri të Sirisë do të bëjë spastrim etnik ndaj kurdëve”, ka thënë se “Sulmi i Turqisë ndaj kurdëve, që janë aleatët më të besueshëm të ShBA-së, për ShBA-të dhe Izraelin janë ankth”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne