Kalin: Izraeli duhet të heqë dorë menjëherë nga veprimet e paligjshme

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin ka deklaruar se “Izraeli duhet të heqë dorë menjëherë nga veprimet e tij të paligjshme dhe bota duhet t‘i thotë ndal këtij vandalizmi modern”.

Kalin në një deklaratë nëpërmjet llogarisë së tij në Twiter ka reaguar ndaj planit okupues dhe aneksues të Izraelit në territoret palestineze.

“Politika okupuese dhe aneksuese e Izraelit është një ftesë e bërë për konflikte të reja në rajon. Izraeli duhet të heqë dorë menjëherë nga veprimet e tij paligjshme dhe bota duhet t‘i thotë ndal këtij vandalizmi modern. Turqia dhe të gjithë ata që kanë një ndërgjegje do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë popullit të Palestinës”, ka thënë Kalın./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne