Kalin kërkon tërheqjen e çmimit Nobel për Peter Handke, mbështetës i Sllobodan Millosheviçit

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (Kalın) kërkoi që të tërhiqet çmimi Nobel për Letërsinë 2019 i shkrimtarit australian, Peter Handke që mohon gjenocidin e Srebrenicës dhe mbron kriminelët serbë të luftës.

Në një postim që Kallën bëri në median sociale Twitter rikujtoi se ditën e hënë Peter Handke, mbështetës i ish-liderit serb Sllobodan Millosheviç dhe mohues i gjenocidit ndaj boshnjakëve, do të marrë çmimin Nobel për Letërsinë 2019.

“Duhet kthyer nga ky vendim jashtë logjikës dhe i turpshëm. Si mund të vlerësohet dikush pa vetëdije morale dhe ndjenjën e turpit? Për të inkurajuar gjenocide të reja?”, shkroi zëdhënësi i Presidencës.

Ndërkaq Peter Handke përbuzi gazetarin që bëri një pyetje në lidhje me gjenocidin e Srebrenicës dhe e mohoi atë edhe një herë.

“Për këto pyetje preferoj një letër higjienike tualeti”, u shpreh Handke.

Reagime të tilla në lidhje me çmimin Nobel për shkrimtarin australian kishin ardhur edhe nga Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne