Kalin kritikon vendet evropiane për krizën në Siri

Zëdhënësi i Presidencës turke Ibrahim Kalin, kritikoi vendet evropiane për krizën në Siri.

Ibrahim Kalin, i cili ndoqi një takim mbi Libinë në kryeqytetin gjerman Berlin, theksoi se vendet evropiane e rikujtojnë problemin në rajon vetëm kur kanë të bëjnë me një valë migracioni.

Zëdhënësi i Presidencës vuri në dukje ato që bëri Turqia për Sirinë dhe tha: “Turqia nuk mund ta mbajë e vetme barrën e Sirisë. As barrën politike e as barrën e refugjatëve. Prandaj shtrohet pyetje se ku është Bashkimi Evropian. Evropa gjithashtu duhet të luajë një rol më aktiv në zgjidhjen e kësaj krize”.

Gjatë mbledhjes Ibrahim Kalin gjithashtu preku edhe në luftimet në Libi.

Kalin theksoi se qëllimi prioritarë është vendosja e armëpushimit në Libi, ndërsa shtoi se “Fillimisht duhet të krijohen kushtet për vënien në jetë të propozimit për armëpushim të Përfaqësuesit të Posaçëm të OKB-së për Libinë, Gassam Selame. Ne jemi të mendimit se kjo mund të arrihet”.

Zëdhënësi Kalin tha që Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të zhvillojë bisedime për këtë çështje në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne