Kalin: Lufta jonë kundër DEASH-it do të vazhdojë në mënyrë efektive

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin, deklaroi se lufta e tyre kundër DEASH-it do të vazhdojë në mënyrë efektive.

Kalin, këto vlerësime i bëri pas hapjes së vitit akademik të Universitetit të Muzikës dhe Arteve të Bukura të Ankarasë.

“Lufta jonë kundër DEASH-it edhe pas kësaj do të vazhdojë në mënyrë efektive. Gjithashtu do të vazhdojnë punimet tona që DEASH të mos tregojë asnjë prani, si dhe të mos kthehet sërish në asnjë mënyrë, veçanërisht në Siri, në rajonet që janë nën kontrollin tonë”, tha Kalin.

“Vrasja e liderit të DEASH-it është një përfitim i rëndësishëm. Është një zhvillim që fikson vendosmërinë e tutjeshme në luftën kundër terrorit, por vërejmë se ka një përpjekje për t’i dhënë merita organizatës terroriste YPG në Siri. Të gjithë duhet të jenë shumë të kujdesshëm kundër këtyre”.

Kalin në lidhje me vizitën e planifikuar të kreut të Administratës Rajonale Kurde (KRG) në Irak, Neçirvan Barzani tha se është një vizitë e planifikuar që më parë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne