Kalin: Operacioni “Burimi i Paqes” në asnjë mënyrë nuk dëmton luftën kundër DAESH-it

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin bëri të ditur se zona e sigurt, të cilën Turqia dëshiron ta formojë në veri të Sirisë, në asnjë mënyrë nuk do të dëmtojë luftën kundër organizatës terroriste DAESH.

Zëdhënësi Kalin gjatë pjesëmarrjes në një program të BBC-së bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me Operacionin “Burimi i Paqes”, të filluar nga ana e Turqisë për të shkatërruar korridorin e terrorit, për formimin e të cilit bëhen përpjekje në kufirin jugor të Turqisë, dhe për vendosjen e paqes dhe qetësisë në rajon.

Duke theksuar se operacioni në fjalë në asnjë mënyrë nuk do të dëmtojë luftën kundër DAESH-it, zëdhënësi Kalin tha: “Ne luftuam kundër DAESH-it në Xherablus. Kemi ndaluar mbi 5 mijë pjesëtarë të kësaj organizate, ndërsa mbi 8 mijë prej tyre i kemi ekstraduar ose dëbuar jashtë kufirit. Në Xherablus neutralizuam rreth 3 mijë prej tyre. Ne do të vazhdojmë të punojmë që DAESH-i të mos kthehet në Irak, Siri apo në ndonjë vend tjetër”.

Në përgjigje të pyetjes se si do ta garantojë Turqia këtë, Kalin si shembull tregoi ato që janë bërë në Afrin, Xherablus dhe Idlib.

Duke rikujtuar se Turqia ka bërë më shumë se vendet tjera për sigurinë e popullit dhe refugjatëve sirianë dhe se mirëpret rreth 4 milionë refugjatë, Kalin tha se ajo i mbron ata nga sulmet e DAESH-it si brenda vendit ashtu edhe në Siri.

“Lufta kundër DAESH-it do të vazhdojë dhe nuk do të zvogëlohet në asnjë mënyrë. Përveç kësaj, ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me koalicionin ndërkombëtar kundër DAESH-it, me Evropën, Amerikën, Iranin, vendet arabe, Rusinë dhe vendet tjera. Sepse DAESH-i është një armik i përbashkët i të gjithëve. Ne luftuam dhe do të vazhdojmë të luftojmë kundër tyre”, deklaroi Kalin.

Edhe në postimin e bërë në llogarinë e tij në Twitter, zëdhënësi Kalin tha se “Lufta jonë kundër terrorizmit në asnjë mënyrë nuk do të rrezikojë apo zvogëloj luftën kundër DAESH-it. PKK/YPG-ja është ajo që përdor anëtarët e burgosur të DAESH-it si kartë për pazarllëqe të pista të luftës”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne