Kalin për Samitin e NATO-s: Askush nuk është i sigurt deri sa të jemi të gjithë të sigurt

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) tha se uniteti dhe solidariteti janë shtylla e dytë themelore e NATO-s dhe për këtë arsye Turqia pret nga Aleanca që ti qëndrojë pranë në mënyrë konkrete ndaj çdo lloj terrori, përfshi edhe PKK, DAESH dhe FETO.

Kalin bëri një postim në median sociale Tweeter në lidhje me Samitin e NATO-s, që zhvillohet në Angli.

“Uniteti dhe solidariteti janë shtylla e dytë themelore e NATO-s. Aleatët duhet të respektojnë dhe mbrojnë njëri-tjetrin. Turqia pret që aleatët të qëndrojnë me të kundër të gjitha formave të terrorizmit, përfshirë PKK, DAESH dhe FETO. Askush nga ne nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt”, shkroi Kallën./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne