Bota

Kalin: Shpresojë që YPG/PKK-ja të tërhiqet plotësisht deri në mbrëmje

Në një reportazh të dhënë të hënën për shtëpinë mediatike gjermane “Deutsche Welle”, zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin tha se Operacioni “Burimi i Paqes” u ndërpre për 120 orë për të mundësuar tërheqjen e organizatës terroriste YPG/PKK nga zona e sigurt, ndërsa shtoi se edhe përkundër marrëveshjes pati shkelje.

Ibrahim Kalin tha se faza e parë e marrëveshjes ishte pezullimi i Operacionit “Burimi i Paqes”, ndërsa faza e dytë tërheqja e plotë e organizatës separatiste terroriste YPG/PKK nga zona e sigurt.

“Që nga mëngjesi i djeshëm organizata terroriste YPG/PKK rreth 20 herë ka bërë shkelje me sulme me snajperë dhe raketa ndaj ushtarëve turq dhe grupet tjera”, bëri të ditur Kalin dhe tha se për shkak të këtyre shkeljeve 1 ushtar turk ka rënë dëshmor.

Duke vënë në dukje se ditë më parë u lejua tërheqja e YPG/PKK-së nga zona në fjalë dhe se elementët e organizatës terroriste u larguan me 86 makina dhe autoambulanca, Kalin tha se gjatë kësaj kohe nuk ka ndodhur asnjë incident, ndërsa shtoi se shpreson që YPG/PKK-ja të largohet plotësisht nga zona deri në mbrëmje dhe të ndalet operacioni në përputhje me marrëveshjen.

Zëdhënësi Kalin gjithashtu tha se nuk bëhet fjalë për shtyrje të afatit 120 orësh dhe tha se Operacioni “Burimi i Paqes” do të përfundojë pasi të sigurohet që YPG/PKK-ja është larguar plotësisht nga kjo zonë.

“Operacioni do të përfundojë kur të sigurohemi që terroristët e YPG-së janë larguar plotësisht nga kjo zonë”, bëri të ditur Kalin.

“Nëse Forcat e Armatosura Turke konfirmojnë se rajoni ishte i sigurt për civilët, nuk do të ketë nevojë që operacioni të zgjatet dhe do të fillojnë aktivitetet humanitare në rajon”, vuri në dukje Kalin ndërsa tha se njëra prej objektivave të Operacionit “Burimi i Paqes” është që kjo zonë të spastrohet nga terroristët dhe objektivi tjetër është që të garantohet kthimi i sigurt i refugjatëve në shtëpitë e tyre.

“Për këtë arsye ne duam të krijojmë kushte të volitshme për kthimin e refugjatëve në qytete dhe fshatrat e tyre”, bëri të ditur Kalin.

Zëdhënësi theksoi se prania e ushtarit turk në rajon do të garantojë përparimin e procesit politik në Siri dhe mbrojtjen e refugjatëve sirianë si dhe të personave të zhvendosur brenda vendit, ndërsa tha se “Miqtë evropianë duhet të jenë falënderues ushtarëve tanë për kryerjen e kësaj pune të rrezikshme dhe shumë të rëndësishme”./trt

OPINIONE