Kalin: Struktura ekonomike turke është e shëndetshme, rritja e dollarit është artificiale

Zëdhënësi i Presidencës se Turqise, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) tha se rritja e kursit të këmbimit është artificial dhe struktura ekonomike turke është e shëndetshme.

Kallën bëri vlerësime në lidhje me rendin e ditës në emisionin e një radioje private.

Në lidhje me rritjen e dollarit kohët e fundit ai tha se valëzimet e kursit të këmbimit janë shkaktuar nga disa faktorë.

Ai tha se ndaj luhatjeve të tilla janë marrë masat e nevojshme dhe vazhdojnë të merren akoma.

“Rritja e dollarit nuk është e natyrshme, por është artificiale dhe e fryrë” u shpreh ai.

Struktura ekonomike turke është e shëndetshme dhe, pavarësisht shumë shqetësimeve në vend, vitin e kaluar Turqia pati një rritje ekonomike prej 7,4%, tha Kallën dhe shtoi: “Nëse ekonomia e Turqisë do të kishte qenë e brishtë atëherë pas tentativës së grusht shtetit më 16 korrik 2016 ajo do të ishte rrafshuar”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne