Kalin: Të parandalohet islamofobia, mund të shkaktojë katastrofa të ngjashme me holokaustin

Zëdhënësi dhe nënsekretari i përgjithshëm i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin, pjesëmarrës në konferencën me temë “Lufta me Islamofobinë: Drejt Zgjidhjeve Tërësore dhe Efektive”, tërhoqi vëmendjen mbi islamofobinë si një fenomen në rritje në vendet perëndimore.

Gjatë fjalës së rastit në këtë organizim të shtunën në Stamboll, Ibrahim Kalin tha se islamofobia është një çështje serioze, ndaj të cilës duhen marrë masa të paktën po aq serioze.

“Shohim që ka përpjekje për të zhvlerësuar dhe normalizuar dhe këto rryma, tendenca ekstremiste të djathta, raciste e islamofobe, të cilat po hedhin shtat kundër myslimanëve”, u shpreh ai duke paralajmëruar vendet perëndimore kundër pasojave të islamofobisë.

Kalin rikujtoi eksperiencën e hidhur të Luftës II Botërore duke theksuar se duhet të merren patjetër masa efektive kundër një çështjeje kaq serioze si islamofobia.

“Ne duhet të bëjmë të qartë dhe të kthjellët që nëse nuk merren masa, në rast se kundër saj nuk mbahet një qëndrim i qartë me organizatat e shoqërisë civile, me politikën dhe institucionet politike, me liderët e opinionit, me akademikët dhe liderët fetarë në Evropë, atëherë kjo mund të shkaktojë katastrofa të ngjashme me holokaustin në të ardhmen”, deklaroi zëdhënësi i Presidencës së Republikës së Turqisë.

Konferenca dyditore në fjalë, organizuar nga Fondacioni i Studimeve për Emigracionin (GAV) dhe Kolektivi Kundër Islamofobisë në Francë (CCIF), do të publikojë të dielën edhe një raport./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne