Kalın: Turqia dëshiron marrëdhënie të mira me Gjermaninë mbi interes dhe respekt reciprok

ëdhënësi i Presidencës së Turqisë Ibrahim Kalın tha në Ankara se vendi i tij ka qenë gjithmonë në marrëdhënie të mira me Gjermaninë dhe se dëshiron vazhdimin e tyre, por mbi parimin e respektit dhe interesit reciprok, raporton Anadolu Agency (AA).

Kalın në konferencën e sotme për media ka folur për deklaratat nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë në lidhje me arrestimin e një qytetari të këtij vendi në territorin e Turqisë.

“Askush të mos përpiqet t’i tregojë Turqisë çfarë të bëjë duke luajtur gishtin nga Evropa apo nga diku tjetër në botë. Ky vend ka rregulla dhe ligje. Ne kemi disa shqetësime kur bëhet fjalë për çështjet e sigurisë. Evropianët do të ishin racionalë sikur ta shihnin sigurinë e Turqisë si pjesë të sigurisë së tyre”, tha Kalın.

Ai theksoi se deklaratat e ministrisë gjermane paraqesin investim brendapolitik për zgjedhjet e ardhshme në Gjermani.

Kalın gjithashtu i dënoi ashpër deklaratat e Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme se qytetarët e Gjermanisë të cilët udhëtojnë për në Turqi nuk janë të sigurtë dhe se kompanitë gjermane që veprojnë në Turqi kanë disa shqetësime.

“Deklaratat e tilla nuk janë të sakta, fuqimisht i dënojmë ato”, tha Kalın.

Ndryshe, gjykata turke të martën ndaloi gjashtë persona, përfshirë shtetasin gjerman Peter Steudtner, me akuza për ofrim ndihme organizatës terroriste. Pas vendimit që Steudtner të mbetet në paraburgim, Ministria gjermane e Punëve të Jashtme ftoi autoritetet turke të lirojnë shtetasin gjerman, duke i quajtur akuzat kundër grupit si “absurde”.

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë më pas reagoi duke thënë se deklaratat e zyrtarëve gjermanë janë të papranueshme dhe se edhe një herë tregojnë se ekzistojnë standarde të dyfishta në qasjen ndaj ligjit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne