Bota

Kalin: Turqia do të vazhdojë luftën kundër FETO-s në çdo vend të botës

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) tha se do të luftojnë me vendosmëri kundër organizatës terroriste gyleniste, FETO-s në çdo vend të botës.

Në kuadër të “Projektit për mosmbylljen fare të bibliotekave” të filluar nga Bashkia e Metropolit të Stambollit, u zhvillua një program me rastin e shërbimit të pareshtur 24 orë në ditë për banorët e Stambollit në Bibliotekën Kartal Muallim Cevdet, që varet nga Drejtoria e Bibliotekave dhe Muzeve.

Pjesëmarrës në këtë program, ai iu përgjigj interesit të gazetarëve dhe nënvizoi vendosmërinë për luftën kundër FETO-s.

“Kudo që të jenë, në çdo cep të botës, në çdolloj pozicioni të rëndësishëm apo jo, do të vazhdojmë me vendosmëri luftën kundër këtij rrjeti tradhtar. Ne, deri më sot, kemi përshkuar distanca të gjata në shumë vende të botës. Vendet mike dhe aleate kanë filluar të kuptojnë se sa e rrezikshme është organizata terroriste FETO jo vetëm për Turqinë por edhe për këto vende. Në rreth 20 vende ose janë mbyllur shkollat e FETO-s ose i janë dorëzuar Fondacionit turk Maarif” tha Kallën.

Ai tha se tashmë prej të gjithëve dihen dëmet që FETO ka shkaktuar në fushat e besimit fetar, shoqëror dhe politik.

“Lufta ndaj këtij rrjeti të rremë, tradhtar dhe të shtrembëruar do të vazhdojë me vendosmëri në çdo fushë” tha zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën./ trt

OPINIONE

INTERVISTA