Kalin: Turqia nuk do të heqë dorë nga kauza e saj e drejtë pavarësisht kërcënimeve

Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin deklaroi se Turqia nuk do të heqë dorë nga kauza e saj e drejtë pavarësisht kërcënimeve me sanksione dhe dënime.

Në deklaratën e bërë pas mbledhjes së kabinetit qeveritar, zëdhënësi Kalin tha se Operacioni “Burimi i Paqes” që Turqia po zhvillon në lindje të lumit Eufrat në Siri prishi shumë lojëra njëkohësisht.

Ai shtoi se ata që përpiqen të njollosin Operacionin “Burimi i Paqes” janë të hidhëruar, të zemëruar dhe qesharak pasi që gurët e shahut në Siri kanë humbur pozicionet e tyre.

Kalin nënvizoi se Turqia i dallon vëllezërit kurdë prej organizatës terroriste në Siri, ndërsa shtoi se lufta kundër DAESH-it nuk do të pengohet në asnjë mënyrë.

Duke vënë në dukje që lufta kundër DAESH-it nuk është përgjegjësi vetëm e Turqisë, Kalin tha se “Është e drejtë e jonë e natyrshme për t’i pyetur ata që kritikojnë Turqinë për Operacionin ‘Burimi i Paqes’ se kush dhe pse i la terroristët e DAESH-it”.

Kalin deklaroi se operacioni do të vazhdojë pa u ndalë derisa të arrijë objektivin, ndërsa shtoi se “Objektivi është që ta spastrojmë kufirin tonë nga terrori”.

Zëdhënësi bëri të ditur se as Turqia e as Operacioni “Burimi i Paqes” nuk e prishin strukturën demografike në Siri, por është vet organizata terroriste YPG/PKK që bënë këtë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne