Kalin: Vendimi i Amerikës nuk na ndikon për procesin tonë të S-400

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) reagoi ashpër ndaj projektligjit për sanksione i miratuar nga Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të blerjes së sistemeve S-400 nga Rusia dhe hapave që Turqia hedh në Siri.

Në një prononcim të bërë ditën e mërkurë ndërkohë që vazhdonte mbledhja e kabinetit në Presidencë, Kallën doli përpara kamerave dhe u shpreh se ndjekin procesin në fjalë në Kongres, si dhe shtoi: “Kjo nuk do të ketë asnjë ndikim në blerjen dhe përdorimin e S-400. Pra vendimi i Kongresit nuk do të ndryshojë procesin tonë në lidhje me sistemet S-400”.

Ai tha se nuk bëhet fjalë që Turqia të hedhë hap parapa në këtë çështje.

Kurse në vlerësimin për zhvillimet e fundit me SHBA për çështjen e F-35, Kallën tha: “Për fat të keq kjo çështje nuk ka të bëjë më me çështjet teknike ose me industrinë e mbrojtjes, është kthyer plotësisht në një çështje të politikës së brendshme amerikane”.

Ai tha gjithashtu se kur Turqia të përdorë S-400 do të bëjë rregullimet e duhura në mënyrë që të mos përbëjnë rrezik për avionët F-35 ose sistemin e sigurisë së NATO-s, avionëve F-16 apo sistemeve të avionëve të tjerë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne