“Kalldrëmi” Tiranë-Durrës, trafiku rëndohet nga gropat… por ende asnjë lopatë asfalt

Të udhëtosh në fundjavë në autostradën Tiranë-Durrës ose anasjelltas, mund të jetë një “mision i pamundur”.

Çdo të shtunë dhe të diel në këtë aks shtohet ndjeshëm qarkullimi i mjeteve që i drejtohen bregdetit. Por trafiku i rënduar shndërrohet në kaos, si pasojë dhjetëra aksidenteve që ndodhin megjithëse policia ka shtuar shërbimet.

“Problem është mos respektimi i distancës së mjeteve pasi qëndrojnë shumë afër dhe amortizimi i rrugës në disa pjesë”,- shprehet Ismet Roqi, shef i trafikut interurban.

Shefi i trafikut interurban, gjen si zgjidhje të situatës problematike, rrugët alternative, megjithëse edhe ato nuk përmbushin standardet.

“Rrugë alternative për Durrësin do thosha Ndrroqin, po edhe ajo është e amortizuar, ne kemi dërguar shkresa autorietit rrugor, ka filluar puna në disa pjesë për mbushjen e gropave”.

Në këto akse policia rrugore në fundjavë do operojë me shërbime të përforcuara ndërsa një ndihmesë pritet të japë edhe urdhri për kufizimin e qarkullimit për mjetet e tonazhit të rëndë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne