Kameramani i BBC-së sulmohet nga mbështetësit e Trumpit

Mbështetësit ei presidentit amerikan Donald Trump kanë sulmuar një kameraman të BBC-së në një tubim  në El Paso të Teksasit.

Kameramani  Ron Skeans u sulmua nga një person që bartte një kapelë me sloganin Trumpit” Do ta bëjmë Amerikën sërish të Madhe”.

Trump e pa sulmin dhe konfirmoi se Skeans ishte mirë  pas kësaj ngjarjeje.

Presidenti amerikan ka pasur një marrëdhënie të keqe me mediat qëkur mori detyrën e kreut të shtetit.

Ai ka pretenduar se gazetarët janë “armiku i popullit” dhe kanë plasuar “lajme të rreme”.

 

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=leHOWPJABc8?feature=oembed]

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne