Kamionçina përplaset me makinën në Fier, katër persona nisen me urgjencë drejt spitalit

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Kafarj të Fierit.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se një kamionçinë është përplasur me një automjet tip “Reno”, ku për pasojë janë plagosur kartër persona.

Të plagosur kanë mbetur drejtuesit e mjeteve, Agron Janku i kamionçinës dhe Zija Bicarri i mjetit tip “Reno”, si dhe pasagjerët që ndodheshin në to.

Të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Fierit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:30, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Kafaraj, janë përplasur mjetet tip “Kamionçinë” me drejtues shtetasin A. J., 55 vjeç, banues në Vlorë me mjetin tip “Reno” me drejtues shtetasin Z. B., 57 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë, shtetasit Sh. G., 58 vjeç, banues në Tiranë dhe A. J., 49 vjeçe.

Të katër të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne