Kanadaja dekoron me medaljen e trimërisë heroin mysliman nga Turqia

“Ndihma për njerëzit në nevojë është pjesë thelbësore e të qenurit turk, është traditë e besimit tonë Islam dhe një urdhër i drejpërdrejtë i Islamit”.

 

Për herë të parë në historinë kanadeze, një shtetasi turk i është dhënë një medalje trimërie nga guvernatori i përgjithshëm i vendit.

Rıza Kaşıkçıoğlu u bë hero pasi rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar njerëzit në një ndërtesë banimi në Edmonton të provincës Alberta, ku ai kishte në pronësi një dyqan picerie.

Kaşıkçıoğlu punonte në dyqanin Maximo’s Pizza and Donair, kur papritur pa një ndërtesë përtej rrugës që ishte përfshirë nga zjarri. Ai vrapoi drejt ndërtesës, duke trokitur nëpër dyert e ndërtesës për të paralajmëruar banorët dhe madje ndihmoi duke mbajtur në krahë një grua me aftësi të kufizuara që të zbriste shkallët. Kaşıkçıoğlu arriti të shpëtonte pjesen më të madhe të njerëzve përpara se të arrinin në vendin e ngjarjes ekipet e zjarrfikseve. Një person vdiq dhe pesëqind persona u evakuan në atë zjarr.

Guvernatorja e Përgjithshme i Kanadasë Julie Payette i dha heroit një medalje për guximin e tij gjatë një ceremonie në rezidencën zyrtare në kryeqytetin Otava. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe ambasadori i Turqisë në Kanada Selçuk Ünal si dhe bashkëshortja e Kaşıkçıoğlut dhe dy djemtë e tij.

Megjithëse u plagos në kokë dhe pësoi dëmtime gjatë momenit të shpëtimit, Kaşıkçıoğlu tha: “Edhe sot nuk do të hezitoja ta bëja të njëjtën gjë përsëri.”

“Ndihma për njerëzit në nevojë është pjesë thelbësore e të qenurit turk, është traditë e besimit tonë Islam dhe një urdhër i drejpërdrejtë i Islamit”, tha ai.

Kaşıkçıoğlu, i cili mbante një flamur turk në xhepin e xhaketës gjatë ceremonisë, shtoi se ishte krenar që mori çmimin “në emër të kombit turk”.

Pak kohë pas incidentit të zjarrit, Kaşıkçıoğlu e gjeti veten në një situatë nevoje për ndihmë pasi mjekët e diagnostikuan atë me një tumor në tru. I rrethuar nga mbështetja e komunitetit, ai iu nënshtrua një operacioni në Universitetin e Alberta për ta hequr tumorin dhe nisi një rrugë të gjatë drejt rikuperimit.

Pavarësisht nga ndihmat financiare te mbledhura nga komuniteti në Edmonton dhe shoqata Turko-Kanadeze, Kaşıkçıoğlu u detyrua ta nxirrte në shitje dyqanin e tij të picerisë në muajin prill.

Medalja e trimërisë është çmimi i tretë më i lartë i sistemit kanadez të nderit. Medalja, e krijuar në vitin 1972, nderon individët e gjallë dhe të vdekur për “aktet e trimërisë në rrethana të rrezikshme”./dailysabah/gazeta impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne