Kanadaja i shërben zellshëm Amerikës, sulmon Rusinë dhe Iranin

Kryeministri i Kanadasë duke përkrahur sulmin raketor të SHBA kundër Sirisë, pretendoi se Irani dhe Rusia janë fajtorë për ngjarjen në Khan Shejkhun.

Agjencia e lajmeve Fars bën të ditur se Justin Trudeau, kryeministër i Kanadasë, duke folur të hënën në Francë, deklaroi: “Irani dhe Rusia, duke përkrahur qeverinë e Sirisë janë përgjegjës për ngjarjen në Khan Shejkhun në jug të Idlibit”. Ai përkrahu sulmin raketor të SHBA kundër Sirisë dhe e konsideroi atë “reagim ndaj sulmit kimik në Khan Shejkhun”. SHBA sulmoi me 59 raketa Tomahawk bazën ajrore siriane Al Shejrat, e cila është një nga bazat kryesore të luftës kundër terrorizmit në Siri. Gjatë ditëve të fundit, boshti perëndimor-arab ka bërë përpjekje të shumta për të fajësuar qeverinë siriane për përdorimin e armëve kimike në rajonin Khan Shejkhun, por këto akuza janë hedhur poshtë kategorikisht nga qeveria e Damaskut./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne