Bota

Kanadaja, vendi i dytë në botë që legalizon kanabisin

Parlamenti i Kanadasë ka miratuar ligjin që legalizon marijuanën në të gjithë vendin. Akti “Kanabis” kaloi me 52 vota pro dhe 29 vota kundër ditën e martë.

Por, ligji kontrollon dhe rregullon edhe mënyrën se si kjo drogë mund të kultivohet, shpërndahet dhe shitet.

Qytetarët në Kanada mund të blejnë dhe përdorin kanabis ligjërisht duke nisur nga muaji shtator.

Pas Uruguait në vitin 2013, Kanadaja bëhet vendi i dytë në botë që legalizon kanabisin.

Posedimi i kanabisit u konsiderua krim për herë të parë në Kanada në vitin 1923, por që nga viti 2001 lejohet përdorimi mjekësor i marijuanës.

Në vitin 2015 mendohet se kanadezët kanë shpenzuar 6 miliardë dollarë kanadezë (4,5 miliardë dollarë amerikanë) për kanabis, pothuajse aq sa kanë shpenzuar edhe për verë.

Kryeministri Justin Trudeau, përmes një postimi në Twitter shkroi se: “Ka qenë shumë e lehtë që fëmijët tanë të marrin marijuanë dhe për kriminelët të mbledhin fitimet. Sot, ne e ndryshojmë këtë gjë. Plani ynë për legalizimin dhe rregullimin e marijuanës sapo ka kaluar Senatin. Premtim i mbajtur”.

OPINIONE