“Kanadezi” arreston ish-prefektin, policia jep detaje: Ja shumat e parave që mori me mashtrim

Pas arrestimit të ish-prefektit, polica e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me këtë operacion. Sipas njoftimit zyrtar nga ana e Policisë së Tiranës, mësohet se arrestimi ka ardhur pas një denoncimi nga një shtetas kanadez.

‘Arrestimi i të sipërpërmendurit u bë pasi ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin P.P., kanë mashtruar më anë të falsifikimit të dokumenteve, shtetasin kanadez B.H., duke i marrë një shumë prej 260 000 (dyqind e gjashtëdhjetë mijë) dollarësh dhe shtetasin shqiptar D.M., duke i marrë një shumë prej 50 000 (pesëdhjetë mijë) Eurosh”, shkruhet ndër të tjera policia në njoftimin për shtyp.

Njoftimi i policisë

Finalizohet me sukses operacioni “Kanadezi”

Arrestohet një shtetas dhe shpallet një tjetër në kërkim për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim”.

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore 8 mujore, ka bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit “Kanadezi”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Bujar Hasa, 57 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.

Gjithashtu në lidhje me këtë procedim, është bërë shpallja në kërkim e shtetasit P.P.

Arrestimi i të sipërpërmendurit u bë pasi ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin P.P., kanë mashtruar më anë të falsifikimit të dokumentave, shtetasin Kanadez B.H., duke i marrë një shumë prej 260 000 (dyqind e gjashtëdhjetë mijë) dollarësh dhe shtetasin shqiptar D.M., duke i marrë një shumë prej 50 000 (pesëdhjetë mijë) Eurosh

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprën “Mashtrimi me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 143/3 e 186/2 e Kodit Penal”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne