Florjan Binaj, kandidati i opozitës së bashkuar për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Tiranë, që do zhvillohen në 9 nëntor, ka reaguar publikisht pas propozimit zyrtar nga Partia Demokratike.
Në postimin e tij në Facebook, Binaj falënderon për mbështetjen Partinë Demokratike, Shqipëria Bëhet dhe Nisma Thurje dhe thekson se mbetet i hapur për çdo mbështetje që do të vijë nga forca opozitare.
‘Dëshiroj mbi të gjitha të falenderoj me mijëra qytetarë të Tiranës, të cilët më kanë inkurajuar këto ditë. Kjo garë është për ju! Unë nuk jam politikan, jam qytetar dhe partia ime jeni ju. Deri më sot kam luftuar padrejtësinë dhe të keqen me humorin dhe artin tim, sot ju ftoj ta luftojmë me votë. Të dënojmë ata që na vodhën dhe bënë humor me ne!’, shkruan Binaj.
Postimi i plotë:
Falenderoj për mbështetjen që i dha kandidimit tim si kandidat i pavarur Partia Demokratike, Shqipëria Bëhet dhe Nisma Thurje.
Mbetem i hapur për çdo mbështetje që do të vijë nga forcat opozitare.
Dëshiroj mbi të gjitha të falenderoj me mijëra qytetarë të Tiranës, të cilët më kanë inkurajuar këto ditë.
Kjo garë është për ju!
Unë nuk jam politikan, jam qytetar dhe partia ime jeni ju.
Deri më sot kam luftuar padrejtësinë dhe të keqen me humorin dhe artin tim, sot ju ftoj ta luftojmë me votë.
Të dënojmë ata që na vodhën dhe bënë humor me ne!
Ju ftoj të bëjmë bashkë mendjet dhe zemrat kundër pushtetit që po dhunon jetët dhe të ardhmen e fëmijëve tanë!/syri
















