Kandidatët me origjinë turke fitojnë në zgjedhjet lokale në Danimarkë

Dyzet prej 101 kandidatëve me origjinë turke fituan në zgjedhjet lokale të Danimarkës të mbajtura më 21 nëntor.

Sipas mediave daneze është publikuar edhe niveli i votave të marra të kandidatëve me origjinë turke që morën pjesë në zgjedhjet lokale.

Më së shumti kandidat me origjinë turke janë votuar në qytetin Is’hoj që ndodhet 20km në perëndim të kryeqytetit Kopenhagë.

Ndërkohë që të gjithë kandidatët turq në këtë zonë kanë fituar në zgjedhje, në qytetin Hoje-Taastrup prej 9 kandidatëve me origjinë turke janë zgjedhur vetëm 2 prej tyre.

Kandidati i Partisë Liberale për kryetar të bashkisë Aarhus, Bunyamin Simsek fitoi 5 mijë e 742 vota dhe kështu u bë kandidati më i votuar.

Ndërkaq ende nuk është i qartë niveli i votave të 9 kandidatëve për administratë rajonale.

Votat e kandidatëve me origjinë turke në 3 prej 5 administratave rajonale do të bëhen të ditura pas numërimit të votave preferenciale./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne