Kandidatët për drejtor të BKH, zbulohet emri i kandidatit që është kthyer nga SHBA

Ditën e nesërme mbyllet dhe afati ligjor për dorëzimin e dokumentacionit nga kandidatët për drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Byroja Kombëtare e Hetimit ose ‘FBI-ja shqiptare’ siç është cilësuar ndryshe, është një njësia hetimore e SPAK.

Kandidatët për të drejtuar këtë njësi speciale do të vlerësohen nga aftësitë profesionale, integriteti dhe aftësitë mendore e fizike.

Deri më tani kanë aplikuar duke dorëzuar dhe dokumentacionin përkatës Ibrahim Disha, Artan Shkëmbi, Gjovalin Ulndreaj, Adriatik Ago, Sabri Hoxha.

Të gjithë me të shkuar në drejtim të institucioneve të ndryshme në vend.

Së fundmi mësohet se ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm dhe Urim Rexhepi, drejtues në disa pozicione në Policinë e Shtetit.

Rexhepi sapo është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku dhe jetonte prej disa kohësh.

Pritet që struktura e re të marrë jetë së shpejti.

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne