Kandidati për Kancelar në Gjermani sulmon Trump: Shkatërrues i vlerave perëndimore

Kandidati i qendrës së majtë për kancelar të Gjermanisë, Martin Schulz, e ka akuzuar sot presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, se po i shkatërron vlerat perëndimore dhe po e minon bashkëpunimin ndërkombëtar.
Duke folur para gazetarëve në Berlin, Schulz ka thënë se Trump është shkatërrues i vlerave perëndimore, duke shtuar se presidenti amerikan është duke e minuar procesin paqësor të bashkëpunimit mes vendeve bazuar në respektin e ndërsjellë dhe tolerancë.

“Dikush duhet t’ia zë rrugën një njeriu me ideologjinë për riarmatosje,” ka thënë Schulz.

Ndërkohë sot, Donald Trump, e kritikoi Gjermaninë për tepricën e saj tregtare dhe nivelet e shpenzimeve ushtarake, vetëm një ditë pasi që kancelarja gjermane, Angela Merkel, nënvizoi dyshimet e shtetit të vet rreth besueshmërisë së Shteteve të Bashkuara si një shtet aleat.

“Ne e kemi një deficit tregtar masiv me Gjermaninë, plus ata paguajnë shumë më pak se që duhet për NATO-n dhe ushtrinë. Kjo është shumë keq për SHBA-në. Kjo do të ndryshojë,” ka shkruar Trump në Twitter.

Të hënën, Merkel i theksoi dyshimet rreth besueshmërisë së Shteteve të Bashkuara si një aleat, por më pas nënvizoi se është transatlantike e bindur.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne